Bashkësia Islame e Kosovës ka bërë të ditur se sot në të gjitha xhamitë e vendit, me rekomandim të Myftiut të Kosovës, u mbajt hytbe kushtuar festës së 28 Nëntorit – shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Në njoftimin e BIK-ut thuhet në këtë hytbe u tha se 28 Nëntori nuk mbetet vetëm një datë e rëndësishme në kalendarin tonë, por, tashmë kjo datë është një simbol i bashkimit rreth interesit kombëtar.





