Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash, ka ndërmjetësuar faljen e gjakut ndërmjet dy familjeve të plaguara të Ramiz Rifatit nga fshati Kukajan e Alija ef. Maxhuni nga fshati Glloboqicë nga njëra anë dhe familjës së Zenun Kadrijaj nga Prizreni nga ana tjetër. Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli i Bashkësisë Islame në Dragash, përmes një njoftimi në Facebook, përcjell LAJME365.
”Në këtë akt madhështor pajtimi, asistuan me ndërmjetësimin dhe autoritetin e tyre, kryetari i KBI Dragash z.Driton ef. Qengaj me bashkëpuntorë, dy nënkryetarët e Kuvendit Komunal në Dragash z. Sherif Aga e z. Selami Saiti, komandatin i Stacionit Policor në Dragash z.Shaqir Uka me bashkëpuntor si dhe miqë e dashamirë te të tri familjeve.” thuhet në njoftim.
Në selin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Dragash, në një atmosferë vëllëzërore, humane, burrërore dhe mbi të gjitha shumë islame, është ndërmjetësuar falja e gjakut ndërmjetë familjeve të plaguara të Ramiz Rifatit nga fshati Kukajan e Alija ef. Maxhuni nga fshati Glloboqicë nga njëra anë dhe familjës së Zenun Kadrijaj nga Prizreni nga ana tjetër.





