Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Çështjeve Fetare të Mbretërisë së Arabisë Saudite, hapi sot ekspozitën “Urat”.
Bashkësia Islame e Kosovës në bashkëpunim me Arabinë Saudite hapi ekspozitën “Urat”

Kjo ekspozitë synon të shpalosë trashëgiminë e pasur kulturore, fetare dhe historike të Mbretërisë.
Në ceremoninë zyrtare të hapjes mori pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti si dhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama.
Ekspozita “Urat” paraqet një pasqyrë të gjerë të traditave të pasura të Arabisë Saudite përmes artefakteve kulturore, fotografive historike dhe elementeve që tregojnë për rolin e saj në historinë dhe zhvillimin e qytetërimit islam.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

