- Reklama -

Bashkëpunimi mediatik: Zëri i komunitetit në Pejë dhe Prizren

Katër media lokale – Radio Goraždevac, Radio Astra nga Gornji Ljubinja, Radio Peja dhe TV Prizreni – bashkuan forcat për të ofruar informacion gjithëpërfshirës dhe në kohë për të gjitha komunitetet në komunat e Pejës dhe Prizrenit. Ky bashkëpunim i përbashkët mundëson prodhimin e tre temave në muaj, duke mbuluar çështjet kyçe për qytetarët, duke u ofruar atyre informacion të saktë dhe duke siguruar që zërat e komuniteteve lokale të njihen.

Darko Dimitrijeviq, kryeredaktor i Radio Gorazhdevcit, thekson përkushtimin afatgjatë të kësaj medie në punën me komunitetin lokal.

- Reklama -

“Gjatë gjithë kësaj kohe që ekziston Radio Goraždevac, gjatë gjithë 25 viteve, ne jemi munduar të përcjellim gjithçka që është e rëndësishme, jo vetëm për komunitetin tonë, por edhe për shoqërinë që jeton këtu. Ne shpesh trajtojmë problemet e qytetarët tek institucionet përgjegjëse përmes përmbajtjes mediatike, të cilën e konsiderojmë si një nga detyrat më të rëndësishme që kemi”, tha Dimitrijeviq, duke theksuar rëndësinë e konferencës së mbajtur së fundmi me rastin e jubileut, e cila mblodhi së bashku përfaqësues të shumtë të sferave të ndryshme shoqërore.

Drejtori i Radio Astra, Raif Ademi, theksoi se radioja e tyre këtë vit feston 23 vjetorin e funksionimit.

“Radio Astra është një radio komerciale që kombinon muzikën dhe përmbajtjen reklamuese përmes skemës së saj programore. Projekti ynë i përbashkët me Radio Goraždevac, Radio Peć dhe TV Prizren mundëson krijimin e përmbajtjeve të përshtatshme për të gjitha komunitetet në rajon. Temat janë postuar më vonë në portaleve të të gjitha mediave tona, duke lejuar një shtrirje të gjerë tek dëgjuesit”, tha Ademi.

Drejtori dhe kryeredaktori i Radio Pej, Javit Husaj, iu referua traditës së gjatë të radiostacionit të tyre, i cili muajin e ardhshëm shënon 43 vjet nga ekzistenca e tij si mediumi i parë transmetues në këtë rajon.

“Radio Peja transmeton programe në tri gjuhë: shqip, boshnjakisht dhe turqisht dhe kemi bashkëpunim të mirë me organizatat qeveritare dhe joqeveritare në Pejë”. Nuk kemi pasur asnjëherë mohime për informacionin që kemi përcjellë, gjë që flet për besimin që kemi me dëgjuesit tanë. Qëllimi ynë është të vazhdojmë kështu edhe në të ardhmen”, ka theksuar Husaj, duke shtuar se radiostacioni ka dhjetë anëtarë të ekipit që punojnë në përgatitjen dhe realizimin e programit.

Kryeredaktori i TV Prizren, Nuhi Salihu, e ka cilësuar televizionin si lider në informimin e pavarur.

“TV Prizreni është një media rajonale që që nga themelimi i saj në vitin 1999 është bërë burimi kryesor i lajmeve të besueshme në rajon. Misioni ynë është që qytetarëve t’u ofrojmë informacione të sakta në kohë reale dhe bashkëpunim me organizata si USAID, IREKS, OSBE-ja dhe Ambasada Britanike na kanë mundësuar që të përmirësojmë pozicionin tonë dhe të forcojmë informacionin lokal”, tha Salihu.

Ky lloj bashkëpunimi mund të përfaqësojë një kontribut të rëndësishëm në lidhjen e mediave dhe forcimin e besimit në mes të komuniteteve në rajon, duke u mundësuar qytetarëve të Pejës dhe Prizrenit që të marrin informacion më të mirë në gjuhën që ata kuptojnë.

Përgatitur nga: Radio Goraždevac, TV Prizreni. Radio Peja, Radio Astra

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Trump mbylli Zërin e Amerikës, Biberaj: “Kapitull i trishtë”

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar dje një urdhër për...

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort