Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, ka bërë të ditur se sot
më 29 mars 2024, Kryetari i Këshillit, Valon ef. Ibrahimi, bëri pranimin e një donacioni shumë të nevojshëm dhe vlefshëm për KBI-Prizren.
“Bashkatdhetari z.Alban Latif Rrahmanaj, e bëri donacion një kombi bus për nevojat e Këshillit të Prizrenit, ai ishte i shoqëruar nga anëtari i Këshillit të xhamisë së fshatit Kobajë, z. Sabir Rrahmanaj dhe Visar Fanaj, ku njëherit falënderojmë kompaninë FANAJ e cila transportoi pa pagesë nga Zvicrra në Kosovë këtë makinë.







