Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se nga data 1 korrik deri më 23 gusht 2026, do të lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i oborreve të shkollave “Lidhja e Prizrenit”, “Gjon Buzuku”, “Emin Duraku”, “Motrat Qiriazi” dhe “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur, si hapësira parkingu për automjetet e bashkatdhetarëve dhe qytetarëve të tjerë të Komunës së Prizrenit.
“Të nderuar bashkatdhetarë nga diaspora dhe qytetarë, për t’jua lehtësuar qëndrimin gjatë vizitës suaj, ju njoftojmë se nga dita e sotme deri më 23 gusht 2026, lejohet hyrja dhe shfrytëzimi pa pagesë i oborreve të shkollave “Lidhja e Prizrenit”, “Gjon Buzuku”, “Emin Duraku”, “Motrat Qiriazi” dhe “Dëshmorët e Zhurit” në Zhur, si hapësira parkingu për automjetet e bashkatdhetarëve dhe qytetarëve të tjerë të Komunës së Prizrenit. Ju urojmë pushime të këndshme, qëndrim sa më të bukur pranë familjeve tuaja dhe mirë se vini gjithmonë në Prizren!” – ka shkruar Totaj në Facebook.





