Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatori se zgjedhja e Nenad Rashiqit në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit ka qenë antikushtetuese, është në shpërputhje me Kushtetutën.
“Më herët pranova Njoftimin për Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO325/25, dhe vlerësoj se i njejti është në shpërputhje me Kushtetutën (67.4) dhe përmban gabime thelbësore në interpretim dhe zbatim të normave përkatëse”, ka shkruar Basha në Facebook.
Sipas tij Gjykata Kushtetuese nuk ka mandat për t’i dhënë interpretime Rregullores së Kuvendit.
“Rregullorja e Kuvendit është mëse e qartë, ku në nenin 16, paragrafin 4, shprehet tekstualisht se është Kryetari i Kuvendit ai i cili ‘bën interpretimin përfundimtar të saj gjatë seancës plenare’. Gjykata në rastin e sotëm nuk ka konstatuar shkelje kushtetuese, por ka intepretuar frymën e Rregullores së Kuvendit, për të cilën nuk ka mandat”, ka shkruar Basha.
