LAJME

Basha: Procedura për konstituimin e Kuvendit ka qenë e rregullt

Basha: Procedura për konstituimin e Kuvendit ka qenë e rregullt
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Tetor 2025, 12:34

Kryetari Kuvendit, Dimal Basha, ka thënë se procedura për zgjedhjen e nënkryetarit serb e më pas shpallja e Kuvendit të konstituuar ka qenë në rregull.

Ai ka thënë se me 71 votat e deputetëve është legjitimuar konstituimi.

“Mendoj që ka qenë një procedurë e rregullt, e mirë dhe gjithçka ka shku mirë”, deklaroi ai para mediave.

Basha ka shtuar se mbetet në të drejtën e secilës parti t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese nëse ka dyshime.

“PDK ka të drejtë me i ngrit dyshimet e veta në Gjykatë Kushtetuese është për atë punë. Por procedura ka qenë e rregullt”, u shpreh ai./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika