Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, mbrëmjen e së enjtes, kanë marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Belgjikës me rastin e Ditës së Mbretit.
Basha ka vlerësuar se “populli i Kosovës nuk e harron mbështetjen e Belgjikës gjatë viteve 80’ dhe 90’”.
“Miqësi kjo që vetëm është forcuar me kalimin e kohës. Njëkohësisht, ka shtuar ai, Kosova është mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme të Belgjikës në rrugën e saj evropiane”- thuhet mes tjerash në komunikatën e Kuvendit të Kosovës.
Kreu i Kuvendit është cituar të ketë thënë se miqësia mes Kosovës e Belgjikës është e sinqertë dhe e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta për të ardhmen evropiane.
Në emër të Kuvendit të Kosovës, Basha ka shprehur urime për popullin dhe institucionet belge. Ai uroi dhe mbretin Philippe për Ditën e Mbretit.