- Reklama -

Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë ushtarët e UÇK-së

Sot, në Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka përkujtuar të gjithë ata që me armë në dorë dhe guxim në shpirt e bënë të mundur lirinë e Kosovës.

Kryetari Basha ka potencuar se data 30 dhjetor është një datë e veçantë, e përzgjedhur për të shënuar Ditën e Veteranëve, pasi më 30 dhjetor 1991 familja Jashari tregoi rezistencë të madhe dhe frymë të patundur në Prekaz, duke u përballur me aksionin e parë të forcave policore serbe.

- Reklama -

Gjatë përballjes së ashpër dhe të armatosur, ka shtuar kryetari Basha, Ademit, Hamzës dhe Rifatit iu bashkuan familjarët, kushërinjtë, shokët, miqtë dhe bashkëfshatarët, duke mbrojtur shtëpinë dhe idealin e lirisë së Kosovës. Ky veprim heroik, siç tha kreu i Kuvendit, tregoi guximin dhe vendosmërinë e familjes Jashari dhe u bë simbol i qëndresës për të drejtat dhe lirinë e popullit shqiptar.

“Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët tanë, bashkëluftëtarët dhe shokët e tyre. Me veprën dhe guximin e tyre, ata e bënë historinë e çlirimit të Kosovës dhe hapën rrugën për ndërtimin e shtetit të saj. Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mirënjohje e respekt i përhershëm për veteranët e saj”, ka thënë në shënimin e tij kryeparlamentari Dimal Basha.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort