LAJME

Basha mbledh Kryesinë e PD-së, në kohën kur “shkarkohet” nga Berisha

Basha mbledh Kryesinë e PD-së, në kohën kur “shkarkohet” nga Berisha
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Dhjetor 2021, 17:20

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie në orën 18:00. Mbledhja vjen në një kohë kur vazhdon të mbahet Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha, e në të cilën po votohet shkarkimi i Bashës.

Gjatë Kuvendit, delegatët votuan për shkarkimin e anëtarëve të Kryesisë pasi shumica e tyre konsiderohen “të emëruar” nga Basha.

Pak më herët, Basha gjatë një dalje për mediat në selinë e PD e ka quajtur Berishën “hije të së kaluarës”.

Basha shtoi se kulti i individit që rrezuan në 20 shkurt nuk do të ri ngrihet në asnjë formë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika