Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, tha se kërkesën e dislokimit të FSK-së në veri të Kosovës pas sulmit të 29 nëntorit në kanalin kryesor të Ibër-Lepenci, e refuzoi për shkak se nuk iu duk e nevojshme asistenca shtesë e saj.
Barduani tregon arsyen e refuzimit të kërkesës për dislokimin e FSK-së në veri

Barduani tha se pas veprimeve të ndërmarra nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës, mbështetja nga Forca e Sigurisë së Kosovës nuk ishte e nevojshme.
“Në përputhje me zotimin e vitit 2013, të nënshkruar midis institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, institucionet në Kosovë duhet të kërkojnë aprovimin e komandantit të KFOR-it për çdo dislokim të mundshëm të njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri të vendit. Në rastin e veçantë të sulmit në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, pas vlerësimit tonë të sigurisë, dhe duke marr parasysh veprimet e ndërmarra nga KFOR-i dhe posaçërisht Policia e Kosovës, nuk pash nevojën në atë kohë për asistencë shtesë nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Kjo është arsyeja pse unë e refuzova kërkesën”, tha komandanti i KFOR-it, për Klan Kosova.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

