Komandanti i Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO (KFOR), gjeneralmajor Enrico Barduani, përmbylljen e turneut e dorëzoi në Komitetin Ushtarak të NATO-s dhe në Këshillin e Atlantikut Verior, të dyja në formatin e KFOR-it, në selinë e NATO-s, në Bruksel.
KFOR bën të ditur se gjatë adresimit të tij, gjeneral Barduani ndau vlerësimin e tij për situatën e sigurisë në Kosovë, duke theksuar angazhimin e qëndrueshëm dhe të suksesshëm të KFOR-it për stabilitet dhe në mbështetje të veprimit diplomatik, me fokus të veçantë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Rruga drejt sigurisë së qëndrueshme në Kosovë nuk është ushtarake, por politike” ka deklaruar komandanti i KFOR-it.





