- Reklama -

Baraliu tregon afatet ligjore se deri kur mund të bëhet konstituimi i Kuvendit

Sot Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve të 14 shkurtit, raporton Gazeta Blic.Pas certifikimit të rezultatit, zyrtarisht hapet mundësia për formimin e institucioneve të reja.Por sa është periudha kohore që mund të zgjasë deri në konsituimin e Kuvendit?

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, në një pronocim për “Gazeta Blic” ka shpjeguar në detaje procedurat kushtetuese të cilat ndiqen tani e tutje.Baraliu tha se rezultatet e certifikuara tashmë i shkojnë Kuvendit dhe në afat prej 1 muajsh Kryesia thërret seancën konstituive.“Rezultatet e certifikuara të KQZ-së i dërgohen zyrtarisht Kuvendit të Kosovës dhe në afat prej 1 muaj duhet Kryesia e Kuvendit, gjegjësisht kryetari të thërrasin mbledhjen e parë konstituive. Kryesia e vjetër therrët kuvendin, cakton datën e seancën konstituive, në atë datë bëhet betimi i deputetëve, konstituimi i Kuvendit, zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë si dhe grupet parlamentare dhe përfundon me Kuvendin.

- Reklama -

“Pasatj vjen Qeveria dhe më në fund vjen Presidenti” tha njohësi i çështjeve kushtetuese Mazllum Baraliu për “Gazeta Blic”
Pas certfikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 14-shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje siguroi shumicën në Kuvend, duke fituar 50.28% të votave apo 58 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës 17% të votave apo 19 deputetë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës 12.73% të votave apo 15 deputetë.Rezulatatin më të dobët në zgjedhje e arriti Lidhja Demokratike e Kosovës, duke patur një renie të ndjeshme në krahasim me zgjedhjet e kaluara.Pas këtij rezultati Isa Mustafa dha dorëheqjen nga partia deh i hapi rrugë zgjedhjeve të reja, të cilat pritet të mbahen nesër me datën 14 mars.Në garë për kryetar të LDK-së janë Lumir Abdixhiku, Anton Çuni, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa./Gazeta Blic/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort