Profesori kushtetues Mazllum Baraliu në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin “Imazh” të RTK-së ka thënë se sipas dispozitave kushtetuese, presidenti i ri i Kosovës duhet të zgjedhet më së largu deri të hënën e 5 prillit.
“Nëse deri të hënën nuk kemi president, atëherë interpretimi i Kushtetutës të paragrafit e thotë saktësisht se si duhet të veprohet”, ka thënë Baraliu.
Sipas tij, nëse pas 5 prillit nuk kemi president të zgjedhur, pas kësaj date nëse zgjedhet presidenti i ri, mund ta ketë fatin e një ish presidenti që është rrëzuar më parë.
Tutje Baraliu ka thënë se nëse deri të hënën nuk ka president të zgjedhur, vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje.
Mirëpo, ai iu ka bërë thirrje të zgjedhurve të popullit që ta evitojnë këtë situatë dhe të mos shkohet në zgjedhje. /RTKLive/