LAJME

Banorët në Zhur ngrenë alarmin për rrezikun nga punimet e papërfunduara, Petrit Hoxhaj kërkon ndërhyrje urgjente

Banorët në Zhur ngrenë alarmin për rrezikun nga punimet e papërfunduara, Petrit Hoxhaj kërkon ndërhyrje urgjente
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Korrik 2026, 10:34

Banorët e lagjes Ajazaj në Zhur po përballen me një situatë shqetësuese, si pasojë e punimeve të papërfunduara për vendosjen e një shtylle elektrike, ka reaguar kuvendari i Komunës së Prizrenit, Petrit Hoxhaj.

Sipas Hoxhajt, punimet e nisura nga KEDS kanë mbetur të papërfunduara prej afro një muaji, ndërsa gropa e hapur dhe telat e energjisë elektrike, të cilët ndodhen rreth 2.5 metra mbi tokë, po paraqesin rrezik për banorët dhe po pengojnë qarkullimin e kamionit të mbeturinave dhe mjeteve të tjera.

Ai thekson se shqetësimi i banorëve është i madh, pasi shumë prindër nuk po i lejojnë fëmijët të dalin jashtë shtëpive nga frika e ndonjë aksidenti.

Përmes reagimit të tij, Hoxhaj i ka bërë thirrje KEDS-it dhe institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë sa më parë për përfundimin e punimeve, duke theksuar se siguria e qytetarëve duhet të jetë prioritet.

“Veproni sot, që nesër të mos jetë vonë”, ka përfunduar reagimin e tij kuvendari Petrit Hoxhaj, duke paralajmëruar se neglizhenca mund të sjellë pasoja të rënda për jetën e qytetarëve dhe dëme materiale.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika