LAJME

Banorët e lagjes “Ortakoll” ankohen për mungesën e parkingut, thonë se kjo po shkakton edhe bllokimin e komunikacionit

Banorët e lagjes “Ortakoll” ankohen për mungesën e parkingut, thonë se kjo po shkakton edhe bllokimin e komunikacionit
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Maj 2026, 12:07

Banorët e lagjes “Ortakoll” në Prizren kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me problemin e vazhdueshëm të mungesës së parkingut.

Sipas tyre, ata çdo ditë përballen me vështirësi të mëdha për të gjetur vendparkim, gjë që shpesh shkakton bllokim të komunikacionit në këtë zonë.

Ata thonë se situata bëhet edhe më problematike në raste urgjente, pasi dalja nga parkingu shpesh është e pamundur.

“Ju lutemi që të ndërmerrni masa konkrete për zgjidhjen e këtij problemi, në mënyrë që të sigurohet qarkullim normal dhe kushte më të mira për banorët e lagjes” – theksohet në kërkesën e tyre drejtuar redaksisë së TV Prizrenit.

Gjithashtu, ata patën edhe një kërkesë për prindërit që marrin fëmijët nga shkolla me vetura.

“Ju lutemi që të ndërmerren masa që prindërit të mos vijnë me vetura për t’i marrë fëmijët, por nëse është e mundur të vijnë pa vetura, pasi kjo e rëndon edhe më shumë situatën në komunikacion dhe parking” – thuhet në reagim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika