LAJME

Banorët e fshatit Kabash të Hasit të rrezikuar nga djegia e kabllove elektrike, u bëjnë thirrje KEDS-it për ndërhyrje të menjëhershme

Banorët e fshatit Kabash të Hasit të rrezikuar nga djegia e kabllove elektrike, u bëjnë thirrje KEDS-it për ndërhyrje të menjëhershme
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Janar 2025, 21:00

Një qytetar ka publikuar disa pamje nga djegia e kabllove elektrike të një shtylle të rënë në rrethojat e rezervuarit të ujit në fshatin Kabash të Hasit.

Sipas tij, kjo shtyllë u dëmtua para një muaji, si pasojë e erës së fortë, ku ekipet e KEDS-it i larguan kabllot nga rruga dhe një pjesë e madhe e tyre ra në rrethojat e rezervuarit të ujit.

Ai ka kërkuar nga KEDS-i, në emër të banorëve të fshatit Kabash të Hasit, që të intervenojnë sa më herët që është e mundshme, pasi sipas tij rreziku nga këto kabllo tashmë është shumëfishuar.

“Qysh para një muaji kur ishte një frymë pak më e madhe, ndër disa dëmtime në rrjetin elektrik, u dëmtua edhe kjo shtyllë në fshatin Kabash i Hasit, dhe ekipet e KEDS Energy e kanë larguar kabllon nga rruga, dhe pjesa më e madhe e saj kishte ra në rrethojat e rezervuarit të ujit (foto 1 dhe 2 kur para një muaji) dhe videot sot kur u dogjë kabllo. Kërkojmë ndërhyrje të menjëhershme nga KEDS, tashmë rreziku nga kjo kabllo është shumëfishuar.”, shkruan qytetari Fejze Kabashi në Facebook./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika