LAJME

Banorët e Damjanit të Gjakovës ua ndalojnë të gjitha partive tubimet atje

Banorët e Damjanit të Gjakovës ua ndalojnë të gjitha partive tubimet atje
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Janar 2021, 08:10

Banorët e lagjes Marosh të Damjanit të Gjakovës, kanë marrë vendim që të mos lejojnë politikanët të shkojnë e të bëjnë fushatë tek ta.
Arsye për këtë po thonë të jetë një rrugë që nuk është rregulluar asnjëherë, pavarësisht premtimeve që janë bërë në çdo fushatë.

Këta thonë se madje as nuk do të votojnë, ngase për ta bërë të kalueshme është dashur të investojnë vet.

Ndërkaq nga Komuna e Gjakovës, deklarojnë se arsyeja e vonesës së rregullimit është për shkak se gjysma e rrugës që krejt është pak më shumë se një kilometër, i takon territorit të Prizrenit, andaj presin që ta bëjnë në bashkëfinancim me ta e me Ministrinë e Infrastrukturës

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika