- Reklama -

Banka Qendrore bën thirrje për kujdes ndaj mesazheve mashtruese

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka bërë thirrje për kujdes nga qytetarët ndaj siç thuhet një fushate mashtruese që po qarkullon aktualisht përmes mesazheve.

Në njoftimin e BQK-së thuhet se mesazhet paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga bankat komerciale, me qëllim mashtrimin dhe vjedhjen e të dhënave financiare.

- Reklama -

Siç bën të ditur BQK, këto mesazhe mund të përmbajnë lidhje të rreme dhe kërkesa urgjente për veprim.

“Për të mbrojtur sigurinë tuaj online, BQK-ja ju këshillon të veproni si më poshtë: Ruani me kujdes të dhënat e kartelës suaj dhe mos i ndani kurrë ato përmes e-mailit, SMS-it apo telefonit me persona të paautorizuar; Mos hapni lidhje të dyshimta dhe mos klikoni në mesazhe që kërkojnë veprim të menjëhershëm; Mos kryeni pagesa dhe mos vendosni të dhëna bankare përmes lidhjeve të dërguara në SMS; Përdorni vetëm faqet zyrtare dhe aplikacionet e verifikuara të bankave dhe shmangni regjistrimin e të dhënave të kartelës në platforma të pasigurta; Aktivizoni njoftimet me SMS ose aplikacion për çdo transaksion dhe kontrolloni rregullisht historinë e pagesave dhe transferave; dhe Raportoni menjëherë çdo mesazh të dyshimtë te banka ose institucioni juaj financiar”, thuhet në thirrjen e BQK-së.

Ditë më parë , edhe Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të mos hapin vegëzat, për të cilat kanë thënë se janë mashtrim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort