- Reklama -

Banka Botërore miraton mbi 89 milionë dollarë për Kosovën për dy projekte

Banka Botërore njoftoi se bordi i i drejtorëve ekzekutivë ka miratuar ndihmën financiare për dy projekte të reja në Kosovë në vlerë totale prej 89.7 milionë dollarë (87.2 milionë euro) që synojnë forcimin e konkurrencës së sektorit privat.

Banka Botërore do të mbështesë Projektin e Zhvillimit të Sektorit Financiar, me vlerë 52 milionë dollarë, dhe Projektin e Lehtësimit të Tregtisë dhe Transportit (TTFP) 2.0, me vlerë 37.7 milionë dollarë përmes kredisë koncesionare nga Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA), tha huadhënësi global në një deklaratë për shtyp të enjten.

- Reklama -

Projekti për Zhvillimin e Sektorit Financiar synon të rrisë stabilitetin financiar dhe përfshirjen në Kosovë përmes forcimit të kapaciteteve të fondit të sigurimit të depozitave, financimit të firmave të pashërbyera dhe katalizimit të pagesave më të shpejta. Projekti do të forcojë mjedisin financiar për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) duke ndarë kapital për garanci kredie përmes Fondit Kosovar për Garanci të Kredive, duke tërhequr potencialisht afro 200 milionë dollarë në investime të sektorit privat, thuhet në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Këto janë produktet më të eksportuara dhe importuara në vitin 2024

Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar, ani se...

Këto janë shtetet ku Kosova ka eksportet më të mëdha

Kosova ka arritur të forcojë praninë e saj në...

Qytetarët në disa vende të Ballkanit ftohen t’i bojkotojnë supermarketet

Të zemëruar nga rritja e vazhdueshme e çmimeve, qytetarë...

Çfarë përfiton Kosova nga marrëveshja për tregti të lirë me EFTA-n?

Nëse një prodhues vendës kosovar është detyruar të paguajë...

Gjatë këtyre 25 viteve, ATK ka mbledhur mbi 11 miliardë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka shënuar 25 vjetorin...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort