LAJME

Banjska mbetet në histori, sulmi që e që vulosi profesionalismin e policisë sonë

Banjska mbetet në histori, sulmi që e që vulosi profesionalismin e policisë sonë
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Dhjetor 2023, 16:51

U përshkrua si një nga incidentet më të rënda ndër vite dhe ndodhi pas disa muajsh tensione të larta midis Kosovës dhe Serbisë.

“Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare e logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin para gazetarëve më 24 shtator.

Atë ditë, grupe të armatosura sulmuan policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

Një muaj pas, Kurti tha se sulmin “e kreu Klani i Novi Sadit, i udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq”

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika