Agjencia kundër Korrupsionit sot ka publikuar regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021, raporton Gazeta Sinjali.
Nga numri i përgjithshëm i zyrtarëve të lartë publik që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë, 4684 zyrtarë të lartë publikë kanë bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit të rregullt ligjor, 50 zyrtarë e kanë deklaruar pasurinë pas afatit të rregullt ligjor, ndërsa 14 prej tyre nuk e kanë deklaruar pasurinë deri më tani.
Rita Augestad Knudsen, bashkëshortja e kryeministrit Albin Kurti, është shumë më e pasur se bashkëshorti i saj. Një apartament që ka në pronësi, kushton rreth 400 mijë euro, pavarësisht se për blerjen e tij ka një kredi në vlerë 290 mijë euro. Këtë kredi e ka marrë për 25 vite.






