SPORT

Ballkani luan sot në udhëtim te Sivasspori, kampioni gati për rezultat pozitiv

Ballkani luan sot në udhëtim te Sivasspori, kampioni gati për rezultat pozitiv
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Tetor 2022, 09:29

Ballkani do të luajë sot (e enjte) në udhëtim te Sivasspori në kuadër të ndeshjes së tretë të grupeve në Ligën e Konferencës.

Kampioni i Kosovës ka udhëtuar drejt Turqisë ku do të ndeshet me Sivassporin në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “Yeni 4 Eylül” me fillim nga ora 18:45.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja ka treguar lojëra të mira në dy takimet e para të grupit, por pa arritur fitoren.

Në ndeshjen e parë në shtëpi ndaj CFR Cluj pranuan gol në minutat shtesë, ndërsa në takimin e dytë në udhëtim te Slavia Praga humben 3-2 përkundër epërsisë në dy raste, raporton TV Prizreni.
\Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika