Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka thënë se po ndihet keq me gjendjen e krijuar në Kosovë.
Balje: Duhet të kalojnë inatet politike, gjendja nuk është e mirë

Para mediave, ajo tha se duhet të kalojnë inatet politike, pasi, sipas saj, gjendja nuk është aspak e mirë.
“Nëse ne nuk jemi gati brenda, nuk e besoj që mund të bëjmë diçka të mirë, fuqia vjen prej brenda, jo prej jashtë. Nuk besoj që dikush ka vullnet me ndihmu Kosovën nëse në vetë nuk e bëjmë këtë. Duhet të japim shenja se jemi serioz. Me kalu inatet politike, mund të jemi të bashkuar. Nuk jam lodhur nga seanca, por për mua kjo gjendje nuk është e mirë, diqysh po më vjen keq edhe prej njerëzve, jemi total jofunksional, nuk mundesh as me ndihmu, njerëzit kanë nevojë për ndihma. I kemi duart të lidhura, nuk është mirë për askënd. Ne duhet të gjejmë zgjidhje, jo bojkot”, tha Balje, njofton Klankosova.tv.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

