PRIZRENI ME RAJON

Bali Muharremaj – mërgimtarëve: Jam në shërbimin tuaj, parkingu në oborrin e komunës është falas për ju

Bali Muharremaj – mërgimtarëve: Jam në shërbimin tuaj, parkingu në oborrin e komunës është falas për ju
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Korrik 2021, 10:27

Këto ditët një numër i madh i mërgimtarëve tanë janë duke ardhur për në vendlindjen e tyre, në Kosovë, me çrast kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muhrremaj ka marr një vendim që parkingu në oborrin e objektit të Komunës së Suharekës, të jet i hapur dhe falas për të gjithë mërgimtarët, raporton TV Prizreni.

Postimi i plotë:

Parkingu në oborrin e objektit të Komunës së Suharekës, është i hapur për mërgimtarët tanë.

Poashtu edhe hapsira e Tregut Javor, u lejohet për parking me perjashtim të ditës së tregut (E Marte).

Kjo mundësi u krijohet për qasje sa më të lehtë, në kryerjen e shërbimeve të tyre.

Duke ju shprehur mirëseardhje, shpresojmë të kaloni pushime të mbara në atdheun tuaj.

Ne jemi në shërbimin tuaj !

Bali Muharremaj

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika