- Reklama -

Bali Muharremaj: I respektoj ata që e fitojnë votën, nuk mundem të ankohem ndaj Qeverisë kam pasur mjaft projekte

Bali Muharremaj, kryetari i komunës së Suharekës në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, ka cilësuar vitin 2022 si një vit të suksesshëm, duke treguar që nuk mund të ankohet për Qeverinë Kurti sepse si komunë kanë pasur mjaft projekte.

“Viti i kaluar ka qenë më i suksesshmi, unë jam kryetar i komunës , i përkas një partie politike, i respektoj institucionet e Republikës së Kosovës pa dallim, ata që e fitojnë votën. Unë nuk mundem me i’u ankuar sepse kam pasur mjaft projekte nga Qeveria e Kosovës. E kemi një rrugë që shkon në Bjeshkët e Sharrit që është vlera 3 milion euro, e kemi unazën e djathtë në bashkëpunim me ministrinë që vazhdon një projekt që vlera është 2 milion euro, dhe masandej kam pas projekte me Ministrin e Zhvillimit Rajonal me Ministrin e Pushtetit Lokal dhe të gjitha këto janë projeket që në aspektin ligjor nuk kam të drejt me u ankuar”, shtoi ai.

- Reklama -

Megjithëse, Bali Muharremaj analizoi se ku do t’i kenë problemet si komunë.

“Këtë vit kemi me pas probleme me fuqinë punëtore, vazhdimisht kompanitë kërkojnë punëtor. Kemi fabrikën e tekstilit, kemi grupin e fermereve të femrave, çka është interesante në Suharekë kemi përmbi 15 femra që janë fermere”.

Sa donacione i pret Bali Muharremaj për këtë vit?

“Këtë vit e kalojmë 1 milion euro donacione prej kompanive po flas. Edhe këtë mandat mos harroni e kalojmë 10 milionë euro donacione për katër vite. Donacionet mbesin e lënë një shejë, e lënë një histori.”

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Vendet nga komuna e Prizrenit ku nesër do të ketë mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prizren, nesër do të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona

KRU "Hidroregjioni Jugor" në Prizren ka njoftuar se për...

Punime në rrjet, KEDS njofton se nesër do të ketë ndërprerje të rrymës në Korishë dhe disa vende të tjera

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort