Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, pasi ky i fundit ka publikuar disa shifra, se si sipas tij, ka ndryshuar për të mirë qarkullimi i bizneseve në Kosovë në këtë gjashtë mujor pas 14 shkurtit krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë.
Deputetja e LDK-së i ka thënë Kurtit se kur flet me shifra, atëherë duhet përfshirë të gjithat, duke i thënë se shifrat për të cilat duhet folur sot janë ato të infektimeve të reja dhe strategjia e ekzekutivit për të dalë nga kjo situatë.
Bajrami i ka thënë Kurtit se me shifra të tilla po e ofendon secilin kosovarë, teksa rikujton se një vit më parë një litër vaj ka kushtuar 99 centë, derisa sot kushton 1 euro e 55 centë.