LAJME

Bajqinovci: Në vendet fqinje, posa të dalësh në rrugë policët t’i kërkojnë 10 euro

Bajqinovci: Në vendet fqinje, posa të dalësh në rrugë policët t’i kërkojnë 10 euro
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Mars 2022, 08:23

Për deputetin e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci arrestimet e fundit dëshmojnë se në Policinë e Kosovës ka probleme të shumta.

“Në vazhdimësi ka pasur skandale, herë të mesme e herë të rënda. Ka pasur arrestime deri në 50 persona, siç është edhe rasti i fundit. Pra, në vazhdimësi ka pasur arrestime. Është fakt se policia jonë është pak më e mirë në krahasim me shtetet e rajonit, sepse në shumë vende fqinje posa të dalësh në rrugë policët t’i kërkojnë 10 euro, e kjo te ne nuk ndodhë. Por, a duhet të ketë reforma në polici normalisht se po”, ka thënë Bajqinovci në RTK.

Sipas tij ka shumë raste kur policët edhe pse suspendohen për afera korruptive prapë rikthehen në punë për shkak se gjykatat nuk funksionojnë si duhet.

Ai ka thënë se arrestimi i 47 zyrtarëve policor është diçka shqetësuese dhe se për këtë dikush duhet të japë përgjegjësi, por se operacionet e tilla e ndihmojnë policinë të pastrohet nga njerëzit e tillë të korruptuar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika