LAJME

Bajqinovci i tregon komisionit vlerësues se çfarë pyetje u duhej bërë kandidatëve për kryeprokuror të shtetit

Bajqinovci i tregon komisionit vlerësues se çfarë pyetje u duhej bërë kandidatëve për kryeprokuror të shtetit
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Mars 2022, 07:52

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, u ka dhënë instruksione komisionit vlerësues për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri të Kosovës.

Bajqinovci, në një status në Facebook, ka treguar pyetjen që duhej bërë për kandidatët.

“Secilin nga kandidatët për kryeprokuror, komisioni vlerësues, është dashur ta pyeste se a e përkrahin procesin e vetingut…kjo do të ishte pyetja më e drejtë përmes përgjigjes të së cilës do e vlerësonim edhe integritetin moral dhe profesional të kandidatit për kryeprokuror”, shkruan ai.

Ndryshe, kryeprokurori i ri i Kosovës duhet të zgjidhet pas përfundimit të mandatit të Aleksandër Lumezit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika