UNESCO e ka shtuar bukën franceze “baguette” në listën e saj të “trashëgimisë kulturore jomateriale”.
Ky organ ka njoftuar se kishte shtuar “njohuritë artizanale dhe kulturën e bukës së baguette” në listën e tij prej 600 artikujsh të tjerë, duke iu bashkuar gjërave si përgatitja tradicionale e çajit në Kinë dhe një valleje koreane me maska të njohura si “talchum” – të dyja të përfshira gjithashtu për të parën herë.
“Përfshirja e bukës baguette feston mënyrën franceze të jetesës”, ka thënë shefi i UNESCO-s, Audrey Asoulay.





