Mbrëmja e djeshme nuk ishte e qetë në Pejë pasi pati të shtëna me armë zjarri ku u plagosën tre persona.
Është raportuar se i dyshuari që plagosi tre personat është Melos Rrustemaj.
Ndërsa tani burimet tona tregojnë se të plagosurit janë Andi, Fisnik dhe Shaban Dobraj.“Shabani është babai i Andit, ndërsa Fisniku është djali i axhës së Andit, pra nipi i Shabanit“, thonë burimet e Sinjalit.
Andi është dërguar në QKUK pasi ka plagë te pjesa e barkut mirëpo gjendja e tij është stabile.Ndërsa Shabani dhe Fisniku janë plagosur në pjesën e poshtme të këmbës dhe po trajtohen në spitalin rajonal të Pejës.