Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për një rast të dhunës në familje, ku një baba dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy vajzat e tij të mitura në rrugën ‘Dalip Behra’ në Rahovec, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se gjithçka ka ndodhur dje rreth orës 15:00 në shtëpinë e familjes, ku pas një fjalosjeje mes vajzave dhe babait, ky i fundit dyshohet se ka ushtruar dhunë duke i goditur me shuplaka e më pas edhe me një shkop plastike që shërben për mbytjen e insekteve.





