Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të miturit janë ata që shumë shpesh largohen nga shtëpitë e tyre dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Kështu ka ndodhur së fundmi në Malishevë, ku ndihmën e Policisë e ka kërkuar një burrë, i cili ka raportuar se dy vajzat e tij janë zhdukur dhe nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj.





