Home LAJME Babai mori pengë vajzën 4 vjeçare, parkohet me veturë nën aeroplan në aeroportin e Hamburgut në Gjermani

Babai mori pengë vajzën 4 vjeçare, parkohet me veturë nën aeroplan në aeroportin e Hamburgut në Gjermani

0
Babai mori pengë vajzën 4 vjeçare, parkohet me veturë nën aeroplan në aeroportin e Hamburgut në Gjermani

Autoritetet në Hamburg kanë thënë se 286 fluturime me rreth 34.500 pasagjerë janë shtyrë për të dielën, pasi një veturë me burrin 35-vjeçar dhe një vajzë katërvjeçare është parkuar nën aeroplan.

Policia lokale në Hamburg ka thënë se është liruar një vajzë e vogël, e cila është dyshuar të jetë marrë peng nga babai në aeroportin e Hamburgut.

Për 18 orë, aeroporti ka qëndruar i mbyllur.

Burri e ka drejtuar veturën përtej kufizimit të sigurimit dhe ka hyrë në pistën e aeroportit në mbrëmjen e së shtunës, bashkë me të bijën katërvjeçare.

Ai më pas e ka parkuar veturën nën një aeroplan.

Në fund, ai është dorëzuar para autoriteteve “pa rezistuar”, sipas policisë, e cila e ka arrestuar.

“Fëmija duket se nuk është lënduar”, ka thënë policia përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Sipas policisë, zyrtarët kanë komunikuar më burrin në gjuhën turke, me ndihmën e një përkthyesi.

Policia ka thënë se nëna e fëmijës u ka thënë zyrtarëve se babai i vajzës ka qenë në kontakt me të.

Policia nuk i ka konfirmuar deklaratat e mëhershme se burri ka qenë i armatosur dhe ka gjuajtur me armë zjarri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here