LAJME

Babai me dy djemtë e mitur humbin jetën në det në Kavajë

Babai me dy djemtë e mitur humbin jetën në det në Kavajë
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Korrik 2023, 14:44

Tre pjesëtarë të një familjeje nga Tirana, janë mbytur të dielën në det në Kavajë.

Siç është raportuar, babai 55-vjeçar bashkë me dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç kanë vdekur si pasojë e rrymave detare.

Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë, por nuk kanë arritur t’i shpëtojnë viktimat.

“Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas nga Shqipëria, pjesëtarë të së njëjtës familje (babai rreth 55 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç). Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar, por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare”, ka njoftuar policia, raportoi “Euronews Albania”.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika