LAJME

Babai i dehur tenton ta vrasë djalin e tij në Rahovec

Babai i dehur tenton ta vrasë djalin e tij në Rahovec
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Gusht 2021, 09:00

Një burrë i dehur ka tentuar ta vrasë djalin e tij.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se nga i dyshuari është konfiskuar arma, tre karikatorë, 41 fishekë te kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

I njëjti më pas është dërguar në mbajtje.

“Rahovec, 06.08.2021-18:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka shtënë me arme zjarri në drejtim të djalit të tij viktimës mashkull kosovar. Nga i dyshuari është konfiskuar arma të cilën e kishte me leje, tre karikatorë, 41 fishekë te kalibrit 9 mm dhe 16 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika