LAJME

Azemi: Tri viktima brenda një dite, situata alarmante për sigurinë në punë

Azemi: Tri viktima brenda një dite, situata alarmante për sigurinë në punë
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Korrik 2025, 19:47

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka reaguar ashpër pas humbjes së jetës së tre punëtorëve brenda një dite, duke e cilësuar situatën alarmante dhe tejet shqetësuese për kushtet e sigurisë në punë në Kosovë.

“Shqetësuese është vet fakti se sot kemi humbur tre jetë punëtorë të sektorit privat të Kosovës. Mund të themi se faktori njeri është deri tek rasti i vdekjeve të punëtorëve,” tha Azemi.

Ai bëri të ditur se e ka vizituar vetë vendin e ngjarjes dhe është tronditur nga ajo që ka parë. “Realisht, personalisht kam shkuar dhe kam vizituar vendin e ngjarjes, kam fotografuar dhe shikuar me sytë e mi vendin e ngjarjes,” theksoi ai.

Azemi kërkoi nga institucionet përgjegjëse që të veprojnë menjëherë për të ndalur këtë zinxhir tragjedish në vendin e punës.
“Prokuroria ka për obligim të marrë veprime, Policia dhe Inspektorati i Punës po ashtu. Ky vit ka nis si vit i kobshëm,” shtoi ai.

Ai bëri të ditur se edhe sot është shënuar një rast i ri tragjik: “Sot kemi edhe një rast të ri ku një person ka humbur jetën pasi ka pësuar lëndime ditë më parë në vendin e punës.”/dukagjini

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika