Anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dorëzuar disa “dëshmi” në zyrën e KEDS-it se njehsorët elektrikë po masin gabimisht kohën.
Azemi: KEDS-i po vjedh me njehsorët elektrikë, duhet të jepet përgjegjësi për këtë vepër penale

Visar Azemi nga LDK ka thënë se kanë sjellë dëshmi të mjaftueshme se si “KEDS-i po manipulon dhe vjedh qytetarët”.
“Dua t’i dorëzojë këto dëshmi dhe t’ju tregoj që faktet nuk rrejnë, këta po rrejnë sepse kanë inkasu të hyra, mjete financiare paligjshëm ndaj qytetarëve të Kosovës, dhe kanë dalë kanë thënë që po manipulohen të dhënat. Nuk po manipulohen të dhënat. Tash do të hy dhe do të kërkojmë takim me menaxhmentin e KEDS-it edhe me iu shpjegu me iu dhënë këto fakte, pra kjo është vepër penale, këtu duhet me dhënë përgjegjësi, e prej këtu duhet me shku edhe te zyrat e ZRrE-së sepse nuk e kanë monitoru implementimin e vendimeve për tarifat e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Azemi para objektit të KEDS./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Veturat që hyjnë në Prishtinë nuk paguajnë taksën 2 euro

Përmbyllet gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së

Prattipati pret Isufajn, takohen për herën e dytë brenda shtatorit

