- Reklama -

Azemaj: Paga minimale për ne është 400 euro dhe jo sa e propozon Kurti

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Isuf Azemaj, është shprehur se ata nuk e pranojnë pagën minimale në vlerë prej 264 euro e cila është premtuar nga kryeministri Albin Kurti.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka theksuar se do të ishte më mirë që mos të diskutohej për këtë shumë të pagës minimale që është përmendur nga Kurti.

- Reklama -

“Ne e kemi thënë një herë dhe nuk lëvizim nga kjo, paga minimale duhet të jetë 400 euro. Të flitet për pagën prej 264 euro është sikur të flitet për borën e para dy viteve, pasi që neve nuk na gynë në punë, nuk na imponohet, nuk na obligon, më mirë është të mos flitet fare se sa të dilet me këto versione të ndryshme”, ka thënë Azemaj.

Azemaj ka theksuar se sindikata e punëtorëve të sektorit privat nuk e pranon këtë shumë për pagën minimale.

“Kushdo qoftë se mendon që ne do të nënshkruajmë pagë nën 400 euro gabohet sepse ne jemi e vetmja sindikatë që i përfaqësojmë punëtorët e sektorit privat. Të vetmit janë punëtorët e sektorit privat që marrin pagë minimale, andaj për këta punëtorë ekziston vetëm një sindikatë e cila mund dhe nuk mund të jap pëlqim për këtë pagë”,ka thënë Azemaj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort