- Reklama -

Avokatja e Krasniqit: Prokuroria është bërë pjesë e propagandës ndaj UÇK-së

Ndër pikat që avokatja e Jakup Krasniqit i ka vlerësuar si gabime të Prokurorisë për rastin e akuzës ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë edhe ajo e pretendimit se UÇK-ja ka qenë ushtri e organizuar në terren.

Sipas avokates Venkateswari Alagendra, “Prokuroria mbivlerëson tërësisht organizimin e UÇK-së”.

“Parashtron teori të pabazuar se UÇK-ja ishte më e organizuar se sa në fakt ishte. Është thjesht fantazi që injoron realitetin në terren. Prokuroria është bërë pjesë e propagandës ndaj UÇK-së”, ka thënë ajo.

- Reklama -

Avokatja e Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka thënë gjithashtu se klienti i saj, ka pasur rol të zëdhënësit të UÇK-së dhe nga ky rol, zëdhënësi s’ka përfshirje në çështje opreacionale ushtarake.

Ajo është ankuar se mënyra e arrestimit të tij në nëntor të 2020-s ka qenë e gabuar dhe e padrejtë, duke u bazuar në bashkëpunimin e tij me drejtësinë në vazhdimësi. Në fjalën hyrëse si mbrojtëse, Alagendra ka thënë se Krasniqit nuk iu dha mundësia për t’u paraqitur me dinjitet para drejtësisë, por u rrethua nga policë të armatosur.

Sipas saj, janë të paktën 6 gabime në procesin ndaj Krasniqit. Gabim të parë e ka vlerësuar “keqkuptimin ose qëllimisht keqpërfaqësimin e rolit personal të Krasniqit”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort