LAJME

Avokati: Thaçi s’pajtohej me krimet ndaj civilëve serbë

Avokati: Thaçi s’pajtohej me krimet ndaj civilëve serbë
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Prill 2023, 12:01

Mbrojtja e Hashim Thaçit tha se klienti i tyre nuk ishte i kënaqur me largimin e civilëve serbë nga Kosova, pas mbarimit të luftës.

Avokati i tij, Lluka Mishetiq, tha se as Thaçi e as Shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk ishin pajtuar me sulmet dhe frikësimet e vazhdueshme ndaj popullatës së pafajshme në Kosovë.

“Raporti (ndërkombëtar v.j.) vëren se ka të ngjarë se Thaçi nuk ka qenë i kënaqur nga këto krime dhe ‘është e besueshme që udhëheqësi i UÇK-së, Hashim Thaçi së bashku me shumë prej komandantëve të lartë, mund të mos jenë të kënaqur me këto sulme dhe frikësim të vazhduar ndaj popullatës shqiptare të Kosovës’”, tha ai.

Sipas mbrojtësit, Thaçi kishte kërkuar që serbët e larguar të ktheheshin dhe të punonin “për ndërtimin e paqes në Kosovë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika