Avokati Paçarizi: Gjykata Supreme liron nga paraburgimi H.P. i dyshuar për falsifikim të rezultatit zgjedhor

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|1 orë
Avokati Paçarizi: Gjykata Supreme liron nga paraburgimi H.P. i dyshuar për falsifikim të rezultatit zgjedhor

Më 30 janar 2026, Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarit Hasan Paqarizi, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim i rezultatit zgjedhor” nga neni 216, paragrafi 2 i Kodit Penal.

Sipas vendimit të shkallës së parë, masa e paraburgimit ishte caktuar në kuadër të procedurës penale që po zhvillohet ndaj të dyshuarit lidhur me procesin zgjedhor.

Ndërkaq, mbrojtësi i tij, avokati Afrim Paçarizi, ka ushtruar kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë në Gjykata Supreme, duke kundërshtuar vendimin për paraburgim.

Gjykata Supreme, pasi ka shqyrtuar kërkesën, ka vendosur ta aprovojë atë si të bazuar, duke urdhëruar ndërprerjen e masës së paraburgimit dhe lejimin e mbrojtjes në liri për të dyshuarin H.P..

Me këtë vendim, i dyshuari do të vazhdojë procedurën penale në gjendje të lirë, ndërsa rasti mbetet në trajtim të organeve kompetente të drejtësisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika