Avokati kosovar, Arianit Koci, është shprehur i bindur se nga shtatori i këtij viti do të jetë kryeministër i Kosovës, raporton GazetaBlic.Koci, në një postim në Facebook, ka thënë se Kurti në këto zgjedhje mundet të mos kandidoj në këto zgjedhje, por që sic ka thënë ai, në shtator Kurtit s’mund t’i ndalohet të jetë kreu i ardhshëm i ekzekutivit.“Albinit, në rastin dhe interpretimin më të keq, i skadon afati tre vjeqar i dënimit të plotfuqishëm, në shtatorin e këtij viti. Prej atëherë – shtator 2021, nuk ka interpretim juridik, që ia ndalon të bëhet kryeministër”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:Albini, kryeministër nga shtatori i këtij viti
– Albinin mund të mos e lejojnë në këtë fazë të kandidoj në zgjedhje, duke e përdorur “kreativitetin” juridik, e duke e mos e marrë parasysh Kodin Penal në një çështje penale;
– Albinin mund mëpastaj, me kritere të vendosura gabimisht, të mos e lejojnë edhe të bëhet kryeministër, duke u thirrur në arsye morale: “si mund të jesh i përshtatshëm për kryeministër, kur nuk je i përshtatshëm për deputet, e deputetët duhet të të votojnë?”.
Por, proceset politike dhe vullneti i votuesve nuk mund të ndalet.
Nëse VV fiton në këto zgjedhje dhe vendosë që Albini të jetë kandidat për kryeministër – çështja mund të dërgohet në kushtetuese.
Prandaj, kujdes nga kurtha eventuale.
Albinit, në rastin dhe interpretimin më të keq, i skadon afati tre vjeqar i dënimit të plotfuqishëm, në shtatorin e këtij viti.
Prej atëherë – shtator 2021, nuk ka interpretim juridik, që ia ndalon të bëhet kryeministër