- Reklama -

Avokati i Veselit: Prokuroria ka bashkëpunuar me një kriminel serb të luftës

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, është shprehur i indinjuar me veprimet e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara të Kosovës sa i përket vonesës në zbulimin e materialeve të domosdoshme për mbrojtjen.

Ai ka thënë se nuk duhet të lejohet që Prokuroria të adoptojë praktika kur materialet i zbulon pak kohë para dhënies së dëshmisë së dëshmitarit para trupit gjykues.

- Reklama -

“Është e rëndësishme që ZPS-ja të mos lejohet të adoptojë praktikë të nxjerrë materiale pak kohë para se të vijë një dëshmitar për të dhënë dëshminë para trupit gjykues. Çështja është e rëndësishme dhe duhet të analizohen ato që nxjerren”.

“Ne jemi të shqetësuar se kur flitet për kërkime të posaçme, ZPS-ja nuk i ka përfunduar këto kërkime. Në këtë mënyrë, gjuha e përdorur mund të interpretohet në mënyra të ndryshme. Në qoftë se materialet nxirren gjatë gjykimit, ato që do duhej të nxirreshin tani, kjo do të krijojë vonesa të konsiderueshme gjatë procesit të gjykimit. Na duhet ta pezullojmë pastaj çështjen”.

Emmerson thotë se ekzistojnë prova nga procesverbalet që shërbimet e zbulimit serb kanë kërkuar që ta korruptojnë dëshminë para trupit gjykues.

“Një dëshmitar e ka pranuar atë. Dëshmia e tij ishte e rreme. Ne nuk e pranojmë pohimin që Serbia i ka të gjitha dëshmitë”, tha ai.

Madje, avokati i ish-kreut të UÇK-së, Kadri Veseli, pretendon se Prokuroria ka bashkëpunuar me një kriminel lufte të Serbisë, shkruan EO.

“Serbia është problem në vetvete në lidhje me rregullën 103. Mendoj që ka jurisprudencë të bollshme në lidhje me atë sa i takon kur bëhet vlerësimi i besueshmërisë së provave nga Serbia. Bashkëpunimi i ZPS-së me një kriminel lufte serb është shqetësues dhe të çon në përfundimin se është një problem themelor që duhet zgjidhur, dhe duhet zgjidhur tani”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort