- Reklama -

Avokati i Popullit ripërsërit se do të angazhohet për marrëveshje mes SBASHK-ut dhe Qeverisë: Është urgjente gjetja e një zgjidhjeje

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka njoftuar se ka pranuar një letër nga SBASHK-u, lidhur me qëndrimet e kësaj sindikate për dalje nga situata. Por, kreu i këtij institucion përërit se do të angazhohet në përafrimin e palëve në gjetjen e zgjidhjes, në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK) Rrahman Jasharaj, njëherësh përfaqësues i Këshillit Grevistë ka thënë sot se Avokati i Popullit duhet të jetë i barabartë me të gjitha palët dhe mos ta vë në “spikamë” të drejtën e fëmijëve për shkollim.

- Reklama -

“Uroj që Avokati ta shoh shkresën e SBASHK-ut, dhe ta analizojë mirë, e jo të ndalet te njëra palë. Uroj që Avokati në të ardhmen, pasi është Avokat i Popullit, mos ta vejë në ‘spikamë’ të drejtën e fëmijëve për shkollim ne nuk ua mohojmë, se në Kushtetutë mohimi është ndryshe…”, ka thënë Jasharaj

Reagimi i Jasharajt vjern pasi sot Avokati i Popullit u ka bërë thirrje SBASHK-ut dhe Qeverisë së Kosovës që të të reflektojnë dhe të gjejnë një zgjidhje për ndërprerjen e grevës në arsim.

Ndërkohë, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, përmes një komunikate ka reaguar sërish, duke thënë se “në kuadër të angazhimit si ndërmjetësues mes palëve për zgjidhjen e situatës së krijuar për shkak të grevës nga sindikatat, e me qëllim të njoftimit të opinionit publik dhe interesimit të mediave, sot ka pranuar letër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBAShK) dhe tanimë të gjitha palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre për daljen nga kjo situatë”.

“Me qëllim që të arrihet marrëveshja, Avokati i Popullit u është drejtuar palëve me një draft marrëveshje në të cilën ka propozuar një zgjidhje të mundshme, si zgjidhje e balancuar mbi bazën e qëndrimeve që palët kanë prezantuar, e njëkohësisht me kujdes janë paraqitur qëndrime që mund të sjellin konsensus”, thotë Avokati i Popullit, transemton Telegrafi.

“Avokati i Popullit njofton se edhe më tej do të angazhohet për të përafruar palët në marrëveshje, duke ripërsëritur se është urgjente gjetja e një zgjidhjeje, që do të jetë në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët”, thuhet në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort