- Reklama -

Avokati i Popullit: Pensionistët kategoria më e diskriminuar në Kosovë, nuk duhet të përballen me barriera të padrejta

Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka vënë në dukje vështirësitë e shumta që përballen pensionistët në Kosovë për të marrë të drejtën e tyre të pensionit, duke komentuar vendimin e Gjykatës Supreme që shpalli të paligjshëm udhëzimin administrativ që detyronte pensionistët të paraqiteshin personalisht për të dëshmuar se janë gjallë.

Qelaj  tha se vendimi është i drejtë, por theksoi se sistemi pensional ka nevojë për reforma dhe përmirësime, në mënyrë që të mos krijohen pengesa për qytetarët më të moshuar.

- Reklama -

Qelaj ka shtuar se shqetësim përbën fakti që institucionet, veçanërisht ato që kanë kompetenca për nxjerrjen e akteve nënligjore për zbatimin e ligjit, duhet të veprojnë me kujdes, pa tejkaluar ligjet dhe duke respektuar frymën e ligjit.

“As një herë nuk i komentoj ose nuk hy në vlerësim të vendimeve gjyqësore, por në këtë rast mendoj se ka qenë një vendim shumë i drejtë. Sidomos te pjesa e mos kthimit të pensioneve kur është lajmëruar pas kohe, sepse këtu ne e kemi konsideruar dhe kemi shprehur edhe qëndrimin tonë publik, konsiderojmë një ndërhyrje direkte të një të drejtë të fituar me ligj e cila nuk mund të mohohet me akte ligjore.

Ajo që unë konsideroj shqetësuese edhe që besoj dhe duhet shumë që të punohet në të ardhmen në krejt institucionet, sidomos institucionet që kanë kompetencë për t’i nxjerr aktet nënligjore për të zbatuar një ligj, është kujdesi që aktet nënligjore asnjëherë mos t’i tejkalojnë ligjet, gjithmonë me qenë në frymën e njëjtë të ligjit dhe asnjëherë mos të krijojnë situata me njoftuar ose mohuar të drejta që ligji i ka përcaktuar dhe i ka njohur,” tha ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort