LAJME

Avokati i palës së dëmtuar në rastin e ministrit Damka paralajmëron ankesë ndaj vendimit të Gjykatës së Prizrenit 

Avokati i palës së dëmtuar në rastin e ministrit Damka paralajmëron ankesë ndaj vendimit të Gjykatës së Prizrenit 
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Shkurt 2025, 15:33

Vendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj kryetarit të KDTP-së, Fikrim Damka është kundërshtuar nga avokati i palës së dëmtuar, Gent Gjini.

Ai ka theksuar se Gjykata në mënyrë të padrejtë ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj ministrit Damka, përkundër kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit për paraburgim, marrë për bazë faktet dhe provat materiale, si video incizimi që tregojnë sulmin fizik të bërë nga ai ndaj Arda Maloku, anëtare e YTHP-së.

“Unë si avokat i palës së dëmtuar këtë vendim të Gjykatës do ta apelojë në Gjykatë të Apelit, që ministrit t’i vendoset masa e paraburgimit konform peshës së veprës penale dhe rrethanave, ku pala e dëmtuar ende ndjehet e frikësuar nga veprimet e ministrit”, tha Gjini.

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për ministrin Damka dhe nipin e tij, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale të sulmit dhe kanosjes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika