Avokati i familjes së Faton Hajrizit, Gent Gjini, do të dorëzojë padi dhe kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti, zëvendësit të tij, Besnik Bislimi dhe ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Këtë, avokati Gjini pritet ta bëjë në ora 13:30 këtë të enjte, teksa për Klan Kosovën, ai dje tha se padinë do ta bëjë për, sipas tij, fyerje ndaj Faton Hajrizit, njofton Klankosova.tv.





