Avokati i familjes së 3-vjeçarit ndaj të cilit po dyshohet se është ushtruar dhunë nga edukatoret e çerdhes “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, Nasuf Hasani ka thënë se tashmë kanë dhënë deklaratën e tyre në polici, ndërsa theksoi përveç që edukatëret kanë kryer veprën penale, ato sipas tij është dashur edhe ta denoncojnë rastin.
Ai gjithashtu ka thënë që po presin nga Prokuroria që të veproj sipas procedurave në fuqi.
“Sa po e dha një intervistë rreth ngjarjes prindi i fëmijës. Siç e patë edhe në videot e postuara pa asnjë mëdyshje se punëtoret e kopshtit kanë kryer vepër penale. Përveç që kanë kryer vepër penale konsideroj që është dashtë ta denoncojnë rastin edhe përkundër asaj që drejtoria e kopshtit ka qenë konstruktive në këtë rast. Përkundër asaj që Komuna e Fushë-Kosovës e pamë nëpër medie se paralajmërim që do të marrin vendim për punonjësit. Vetë veprimet e punonjësve të kopshtit kanë qenë veprime shumë të vrazhda duke e pasur parasysh kategorinë e personave të ndoshëm që janë fëmijët. Ne presim nga organet kompetente, përkatësisht Prokuroria të veproj sipas procedurave në fuqi”, tha fillimisht ai.
Avokati tha se edukatoret po qëndrojnë në stacionin policor pasi janë marrë për intervistë.
“Sa e pamë ne janë marr më intervistë, akoma qëndrojnë këtu në stacionin policor. Në bazë të informacioneve që kemi provat të cilat i kanë grumbulluar tash duhet t’i dërgojnë ne Prokurori dhe prokurori vendos për kufizimin e veprës penale. Për ne nuk është kontestuese, se paku mendojmë që i kanë bërë tre vepra penale dhe në bazë të provave, përkatësisht videot, pa asnjë mëdyshje kanë kryer vepër penale”, tha ai.
Hasani shtoi se pas rastit fëmija ka trauma, dhe se fëmija kur të qetësohet tregon se ka qenë i izoluar prej fëmijëve të tjerë për shkak të hiperaktivitetit të tij që ka.
Ai ka thënë se ashtu siç ka treguar nëna e tij, fëmija ndodh që zgjohet natën dhe nuk dëshiron të ja rikujtoj muhabetet rreth çerdhes, ndërsa fjalë të mira ka pasur për drejtoreshën për të cilën ka thënë se për asnjë moment nuk ka pasur tendencë që të amnistoj veprimet që siç thotë ai tashmë i kanë parë të gjithë.
“Hera e parë ka qenë dhe vlen të theksohet se fëmija ka trauma, sa i përket çerdhes është e pa mundur të besonin me dërguar në kopsht. Kur të qetësohet situata, fëmija tregon se ka qenë edhe i izoluar prej fëmijëve të tjerë për shkak të hiperaktivitetit të tij që e ka. Nuk kanë qenë veprimet e duhura që të izolohet fëmija nga bashkëmoshatarët e tij. Edhe gjatë natës siç thekson nëna është me trauma, zgjohet matën, nuk do me ja rikujtuar muhabetet që i kanë pasur rreth kopshti. Është në gjendje jashtëzakonisht të keqe. Konsideroj që sipas punëtorëve social tashmë e ka të detyrueshme që ti nënshtrohet një trajtimi psikologjik për fëmijë sepse është në një gjendje jashtëzakonisht të keqe. Dhe jo vetëm fëmija, por edhe gjithë rrethi familjarë”.
“Sa i përket drejtoreshës se kopshtit vlen të theksohet se ka qenë konstruktive dhe për as një moment nuk ka pasur tendencë që të amnistoj dikush nga veprimet të cilat i kemi parë të gjithë”, tha ai.